Shoqata e Avokatëve kërkon pezullimin e anëtarit të KLGJ-së, Alban Toro
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion në Shqipëri kërkon pezullimin nga detyra të gjyqtarit Alban Toro si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Në kërkesën që kanë dërguar në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, Shoqata e Avokatëve sqaron se për zgjedhjen e tij si pjesë e KLGJ-së, kanë arritur ankime të shumta që kanë krijuar bindjen se zgjedhja e tij lë vend për dyshime.
Gjyqtari Alban Toro do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi ai dyshohet se gënjeu per kriteret.
Toro u padit në SPAK nga Shoqata e Avokatëve, por Prokuroria e Posaçme vendosi mosfillimin e procedimit penal. Ndërkohë vendimi i SPAK u rrëzua nga Gjykata e Posacme dhe gjyqtarja Ilirjana Olldashi caktoi nisjen e procedimit penal.
Kërkesa e plotë:
Kërkuesi: “Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare” me Kryetar Av.Ndue Pjetra, me seli në Tiranë, regjistruar me vendimin nr.3635 datë 30.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,me adresë komunikimi Rr.Ibrahim Rugova,Kompleksi “Green Park, Kulla 2,ap 13 Tiranë.
Objekti: Kërkohet marrja e masave deri në pezullimin si anëtar të “Këshillit të Lartë Gjyqësore” të Z..Alban Toro deri në përfundim të hetimeve nga ana e SPAK., I akuzuar për “Falsifikim dhe Deklarim të Pavërtetë”.
Drejtuar: “Këshilli i Lartë Gjyqësorë” “Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë”
Baza Ligjore: Vendimi Nr.3635, dt.30.07.2013 i Gjykatës së Tiranës, Ligji Nr.55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërise” Ligji Nr 119/2014 Për të Drejtën e Informimit”.
Z.Znj. Drejtues,
Misioni i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion është ndihmë, mbështetje dhe mbrojtje për shtetasit në luftën kundër veprimeve korruptive dhe shkeljeve të të drejtave e lirive të njeriut nga punonjësit e organeve të administratës publike dhe të organeve të tjera publike e jo publike, që cënojnë kërkesat e Kushtetutës dhe akteve ligjore e nënligjore në zbatim saj, si dhe akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë.
Për realizimin e këtij misioni Shoqata ka legjitimimin që të shqyrtojë ankesat e kërkesat e qytetarëve për zgjidhjen e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit, mbështetjes dhe vënies në dispozicion të dokumenteve dhe akteve te mbajtura prej këtyre organeve, për çdo rast konkret. Avokatet Antikorrupsion kanë filluar hulumtimet lidhur me emërimin në detyrë të shtetasit Alban Toro, i biri i Irfanit dhe i Makbules, lindur me 09.03.1971, banues në Tirane si antare i Këshillit të Lartë Gjyqësorë zgjedhur nga rradhët e avokatisë, në bazë të nenit 19 të Ligjit Nr 115/2016.
Për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësore, kanë arritur ankime të shumta, që kanë krijuar bindjen se zgjedhja e tij lë vend për dyshime, ku është shkelur rëndë proçedura e zgjedhjes së tij.
Sqarojmë
Pas kallëzimit penal që avokatet Antikorrupsion i kanë bërë SPAK për shtetasin Alban Toro, SPAK ka vendosur në Dt.02.02.2021 “Mosfillimin e Çështjes” Ky vendim është ankimuar pranë Gjykatës Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,vendimi me Nr.88 Dt 26.05.2021 i cili ka vendosur pranimin e Ankimit të “SHAASH” ndaj vendimit të mosfillimit të datës 02.02.2021 ku ka urdhëruar Prokurorinë Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal për veprën penale të referuar në Kallëzimin Penal nr.11/2021 ndaj këtij vendimi SPAK ka ushtruar ankim pranë Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ku kjo e fundit me vendimin Nr 172 Dt 13.07.2021 e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në kushtet kur nga Gjykata është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal sipas kallëzimit e shikojmë të arsyeshme pezullimin nga detyra të shtetasit Alban Toro deri në përfundim të hetimeve pasi vendimet që do merren prej tij në kuadër të ushtrimit të detyrës mund të cënojnë interesat e gjyqtarëve në vendimarrje sipas ligjit të Këshillit të Lartë Gjyqësore.
Për sa më sipër kërkojmë:
Kërkohet marrja e masave deri në pezullimin si anëtar i KLGJ Z.Alban Toro deri në përfundim të hetimeve nga ana e SPAK, i cili është i akuzuar për “Falsifikim dhe Deklarim të pavërtetë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



