Shoqata e transportit urban paralajmëron protestë
Shoqata e transportit urban ka paralajmëruar protesta dhe paralizim të lëvizjes së linjave të transportit publik nëse nuk merren masa për plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata kanë kërkuar rishikim të linjave të transportit, rregullin të orareve, hapjen e një rruge në autostradë për lehtësim dhe përmirësim të lëvizjes.
Sakaq anëtarët e shoqatës së transportit kanë kërkuar të merren masa edhe për operimin e linjave të jashtëligjshme në Tiranë dhe në qytetet e tjera.
Nëse nuk plotësohen kërkesat shoqata paralajmëron se do të nisin protestat masive në të gjithë vendin, madje shprehen se do të futen edhe në grevë urie.
Ndërkohë në vijim pritet reagimi i institucioneve përgjegjëse për linjat e transportit publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



