E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqata me emrin e të atit rekrutonte vajza për prostitucion/ Reagon Elton Deda: Do bej ç’është e mundur….
Lajme

Shoqata me emrin e të atit rekrutonte vajza për prostitucion/ Reagon Elton Deda: Do bej ç’është e mundur….

Këngëtari Elton Deda ka reaguar pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare”, se shoqata që mban e emrin e të atit “Shoqata Artistike Ferdinand Deda”, rekruton vajza për prostitucion.

14390969_135710796887218_155441378874969132_n

 

 

Në një reagim në rrejtët sociale, këngëtari zotohet publikisht se do ta heqë përjetësisht fytyrën “hyjnore” të te atit “nga ajo vulë dhe nga ai aktivitet i ndyrë”.

Elton Deda

Reagimi i Plote

I dashur Baba, Nder i Kombit dhe muzikanti gjeni. Me ne fund te erdhi edhe ty rradha qe ne 15 vjetorin e vdekjes, te dalesh ne TV, jo me baketen tende ne dore por fytyra jote e pashme e stampuar ne nje vule shoqate e cila merret me prostitucion dhe eskorta. Se si eshte legalizuar kjo shoqate ne gjykate nuk e di, por me siguri kane harruar te kerkojne pelqimin tend meqenese ti ke levizur per pak kohe jashte shtetit. Gjithashtu edhe per ne familjaret e tu, harruan te na kerkojne nje autorizim te perkohshem derisa te vije ti. Meqe te erdhi shoirti ne maje te hundes dhe vendose te mos ktheheshe, keta vendosen te te kujtojne duke te respektuar dhe duke i vene emrin tend te nderuar nje shoqate. Mbase po te kishe vendosur te rrije edhe mund te kishe perfituar dicka nen dore, pa zhurme dhe mbase kishe mbyllur ndonje vrime ne portofol. Te premtoj qe do bej ç’eshte e mundur ( pasi e di qe shumepak prej baballareve te kombit do tu interesoje ta ndjekin kete ceshtje), ta heq perjetesisht fytyren tende te hijshme nga ajo vule dhe nga ai aktivitet i ndyre. Nuk mund te rri pa falenderuar Fiks Fare qe e solli ne vemendje kete fenomen. Do flasim prape Babi, qendro i forte! 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.