E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqërimi i Sait Dollapit, Avokati i Popullit ‘përplaset’ me Policinë, nuk u lejua të futet në Spitalin e Traumës
Lajme

Shoqërimi i Sait Dollapit, Avokati i Popullit ‘përplaset’ me Policinë, nuk u lejua të futet në Spitalin e Traumës

Policia e Shtetit ka refuzuar të lejojë hyrjen e Avokatit të Popullit në ambientet e Spitalit të Traumës.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca nuk është lejuar të futet në ambientet e Spitalit, ku është shoqëruar Sekretari i Organizativ i PD-së, Sait Dollapi.

Ballanca ka thënë për mediat se ka mandat Kushtetues të futet në çdo institucion shtetëror dhe se ajo ishte paraqitur personalisht, pasi përfaqësuesit e Avokatit të Popullit nuk ishin lejuar të futeshin.

“Kam mandat kushtetues të hyjë në çdo ambient. Jam Avokati i Popullit, ndaj kam ardhur vetë sepse vajzat nuk po i lejonin”, tha Erinda Ballanca.

Pas disa tentativash, Ballanca ka arritur të futet në spital, ndërkohë që nuk janë lejuar ish-deputetët e PD-së.

Bardh Spahia akuzoi policinë për sjellje arrogante dhe në tejkalim të ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.