Shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit privat që dhunoi 3-vjeçaren

Shoqërohet në Polici, edukatorja e kopshtit privat që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren.
Më parë, Ministria e Arsimit ngriti Task-Forcën institucionale për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe Policinë e Shtetit.
Në njoftimin e saj MASR njoftoi mbylljen e kopshtit privat, pasi “kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat”.
Majlinda Dehima është edukatorja e cila dhunoi vajzën 3-vjeçare në një kopsht privat në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.
Sipas burimeve, Policia e Shtetit ka shoqëruar edukatoren Majlinda Dehima.
Ditën e sotme, qytetarët kanë paralajmëruar protestë në orën 16:00 lidhur me rastin.
Protesta do të zhvillohet përpara kopshtit, në lagjen Ali Demi, prapa shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.
Qytetarët thonë se kjo nuk është hera e para që në këtë institucion arsimor për fëmijët ushtrohet dhunë.

Ngjarje tronditëse ka ndodhur në ambientet e një kopshti në Tiranë. Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar brutalisht nga edukatorja, ku nga dhuna e ushtruar fëmija ka thyerje të këmbëve.
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka denoncuar një prind, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer.
3-vjeçarja ka përfunduar me të dyja këmbët në allçi.
Fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike si pasojë e dhunës ç’njerëzore të edukatores.
Ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe është tentuar të manipulohet.
Prapaskena ka siguruar edhe një video, por për shkak të përmbajtjes së rëndë nuk do të publikohet.
Pas denoncimit të nënës së vajzës së vogël 3-vjeçare që u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë, rasti shkon në Komisaritatin Numër 1 dhe hetohet nga shefi i krimeve Ylli Çako. Ky i fundit ka sekuestruar pamjet filmike të kopshtit, ku duket qarta dhuna. Por ai nuk ka vazhduar me procedurën për arrestimin e personit apo personave që kanë ushtruar dhunë ndaj të miturës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



