E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqja Thimie Thomai, ministrja e Enver Hoxhës bën strategjinë e Bujqësisë (FOTO)
Lajme

Shoqja Thimie Thomai, ministrja e Enver Hoxhës bën strategjinë e Bujqësisë (FOTO)

Thimie Thomai, ish-ministrja e Bujqësisë në regjimin e Enver Hoxhës, është zgjedhur nga Bledar Çuçi për të qenë anëtare e Këshillit Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
Thimie Thomai në Këshillin Strategjik
 Këshilli Strategjik për Bujqësinë u bë i famshëm kur dosja.al zbuloi që shefja e kabinetit kishte ftuar nënën e saj. Por, ndërsa nëna ishte në fund të tryezës, në qendër, në krah të shefes së kabinetit, ishte e ftuar ministrja e Bujqësisë e Enver Hoxhës, Themie Thomai.Ministri Bledar Çuçi, nuk e ka gjetur me vend që në këshillin strategjik të përfshijë paraardhësit e tij të pluralizmit, ose paraardhësit socialistë. Nuk është anëtar as Niko Peleshi që e drejtoi për 1 vit e 4 muaj, as ish ministri Panariti, titullar nën drejtimit e Ramës, asnjë nga ministrat që shikoni tek lista e ish-ministrave. Është zgjedhur pikërisht ajo, Themie Thomai, që Enver Hoxha e katapultoi nga kryetare kooperative, pra nga baza, për ta bërë ministre të Mehmet Shehut dhe më pas të Adil Çarçanit. Në këtë post ajo do të qëndronte prilli i vitit 1975 deri më 2 shkurt të vitit 1989, ndërsa ka qenë njëherësh anëtare e byrosë politike.

Thimie Thomai në Këshillin Strategjik

Pse është anëtare e Këshillit Strategjik të Bujqësisë ish-drejtuesja e diktaturës? Për arritjet e mëdha? Ajo ka qenë ministrja e kolektivizimit, që u mblodhi shqiptarëve edhe lopët, pasi u kishin marrë tokën. Çfarë këshillash do t’i japë ajo qeverisë? Këtë do ta kuptojmë në muajt e ardhshëm. E sigurtë është që ministrit Çuçi i kanë pëlqyer këshillat e saj, aq sa edhe në foton miqësore ka zgjedhur ta ketë sa më pranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.