E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shorti i Champions League/ Barcelona  do sfidojë Bayernin
Publik News

Shorti i Champions League/ Barcelona do sfidojë Bayernin

Po hidhet prej orës 18:00 shorti i grupeve të Champions League, në vendin ku do të luhet finalja e 10 qershorit 2023 në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Goglat e para rezervuan disa përballje spektakolare që në këtë fazë të parë të kompeticionit.

GRUPET E CHAMPIONS 2022

GRUPI A: Ajax, Liverpool, Napoli, Rangers

GRUPI B: Porto, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Club Brugge

GRUPI C: Bayern Munchen, Barcelona, Inter, Plzen

GRUPI D: Eintracht Frankfurt, Tottenham, Sporting Lisbon, Marseille

GRUPI E: Milan, Chelsea, Salzburg, Dinamo Zagreb

GRUPI F: Real Madrid, Leipzig, Shakhtar Donetsk, Celtic

GRUPI G: Manchester City, Sevilla, Borussia Dortmund, Copenhagen

GRUPI H: PSG, Juventus, Benfica, Maccabi Haifa

Faza e grupeve nis në 6 shtator dhe përfundon në 2 nëntor për shkak të Botërorit. Finalja e këtij edicioni do të luhet në 10 qershor në Stamboll. Nuk ka skuadra ruse, Shakhtar Donetsk, kampion i Ukrainës, do t’i luajë ndeshjet si pritës jashtë vendit.

Nuk ka përplasje mes skuadrave nga i njëjti vend. Skuadrat janë ndarë sipas kampionëve të ligave me koeficientin më të mirë. Klubet pjesëmarrëse në Champions League dhe Superkupën e Europës do të ndajnë 2.032 miliardë euro.

Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse e fillon kompeticionin me 15.64 milionë euro si “bonus” startues. Shumë të cilës mund t’i shtohen 2.8 milionë për fitore dhe 930 mijë euro për barazimin në fazën e grupeve.

Klubet që arrijnë në 1/16 do të marrin 9.6 milionë e kështu me radhë: 10.6 milionë për çerekfinalet, 12.5 milionë më shumë për gjysmëfinalet dhe 15.5 milionë për finalen. Klubi kampion do të fitojë edhe 4.5 milionë të tjera, plus 3.5 milionë për pjesëmarrjen në Superkupën e Europës dhe 1 milion shtesë në këtë event (rreth 70 mln euro në total).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.