Shorti për Kupën e Botës, të gjithë me sytë nga Washingtoni
Shorti i Kupës së Botës 2026 do të hidhet sot në “Qendrën Kennedy” të Washingtonit, në orën 12:00 me kohën lokale (18:00 sipas orës shqiptare). Ceremonia, si zakonisht, do të shoqërohet me fjalime, performanca të artistëve të njohur dhe sekuenca simbolike me fëmijë që luajnë futboll — pjesë e narrativës së FIFA-s për “unitetin përmes sportit”. Në aktivitet pritet të jetë i pranishëm edhe Donald Trump.
Ky edicion i Kupës së Botës do të sjellë një format të ri: 48 ekipe, në vend të 32, dhe për herë të parë turneu do të zhvillohet në tre shtete pritëse: SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke e zgjatur kompeticionin në pesë javë (11 qershor – 19 korrik 2026).
Si janë ndarë vazot?
Nga 48 ekipet pjesëmarrëse (42 tashmë të kualifikuara), janë krijuar 4 vazo me nga 12 skuadra:
-
Vazoja 1: SHBA, Meksika, Kanadaja dhe 9 ekipet më të mira të renditjes FIFA.
-
Vazot e tjera: të ndara sipas renditjes aktuale, me ekipet më të dobëta në Vazon 4.
Shorti do të formojë 12 grupe, secili me nga një ekip nga çdo vazo — pra katër skuadra për grup.
Kualifikimi nga grupet
Në fazën e eliminimit do të kalojnë:
-
2 ekipet e para të çdo grupi
-
8 vendet e treta më të mira
Kjo do të formojë 32 skuadra për fazën me eliminim direkt.
Turneu gjithashtu sjell për herë të parë Raundin e 1/16-ave. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, për t’u shpallur kampion bote një ekip duhet të luajë 8 ndeshje, një më shumë se më parë.
Favoritët dhe skemat e eliminimit
Struktura e re e shortit shmang përplasjet e hershme mes “çifteve të mëdhenj”. Nëse kryesojnë grupet e tyre, Spanja dhe Argjentina nuk mund të përplasen përpara fazave të vona, e njëjta gjë vlen edhe për Francën dhe Anglinë.
Vazot e shortit
Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.
Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia.
Vazo 3: Norvegjia, Panama, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut.
Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Curaçao, Haiti, Zelanda e Re, 4 ekipet evropiane nga play-off-et dhe 2 nga play-off-et ndërkontinentale.
Play-off-et, shansi i fundit për Shqipërinë dhe Kosovën
Në fund të marsit 2026 do të zhvillohen ndeshjet play-off që përcaktojnë gjashtë skuadrat e fundit të Botërorit:
-
Shqipëria udhëton në Varshavë përballë Polonisë
-
Kosova luan në Bratislavë kundër Sllovakisë
Botërori i Amerikës së Veriut në shifra
-
48 kombëtare
-
3 shtete pritëse
-
16 qytete pritëse
-
12 grupe
-
104 ndeshje (72 faza grupe + 32 me eliminim)
-
7 ish-kampionë të kualifikuar
-
5 debutues
-
40 ndeshje më shumë se edicioni i kaluar
-
Nga 11 qershori në 19 korrik 2026
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



