E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpalle urdhrin e arrestit për veten, Rama!
Publik News

Shpalle urdhrin e arrestit për veten, Rama!

Është arrestuar Xhulia Aliaj, Rama, për shkak të një statusi në profilin e saj.

Ndërkohë bredhin dhe janë krejt të lirë, të gjithë ndërtuesit e pallateve që u shembën, të cilët janë në vetë të parë përgjegjësit e kësaj tragjedie. Mundohesh ta quash pabesi të natyrës, por para se të jetë pabesi e natyrës është pabesi njerëzore dhe profesionale e firmave të ndërtimit të atyre pallateve.

Shpalle urdhrin e arrestit për veten, Rama se u kuptua qartë që Shqipëria, nuk pati asnjë qindarkë të lënë mënjanë për ditët e vështira.

Shpalle urdhrin e arrestit për veten, Rama, se në këto çaste tragjike, shqiptarët nuk i besojnë asnjë qindarkë qeverisë për të mbështetur të prekurit nga tërmeti, pasi plaçkitja është kryefjala e sistemit që ti vetë ke ngritur që prej gjashtë vitesh.

Shpalle urdhrin e arrestit për veten, Rama dhe lëre të lirë atë vajzë, e cila nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shprehur ankthin e saj; ankth i cili ka mbërthyer shpirtrat e shqiptarëve që prej datës 26 nëntor.

Post Scriptum- Fotot artistike me të prekurit nga tërmeti, nuk bindin më askënd. Ndaj ki mirësinë të na i kursesh shfaqjet e dashurisë, se e kemi krejt të qartë dashurinë tënde për popullin shqiptar që prej gjashtë vitesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.