E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpallet fituesja e ‘Miss Shqipëria 2021’
Publik News

Shpallet fituesja e ‘Miss Shqipëria 2021’

Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesja e ‘Miss Shqipëria 2021’. Lea Islamaj është 18 vjeçarja e cila rrëmbeu kurorën e më të bukurës. Islamaj mori votat e jurisë, por njëkohësisht kishte rrëmbyer edhe zemrat e publikut që e votuan si më të bukur shqiptare.

Lea Islamaj ka lindur dhe është rritur në Francë. Pak para finales, Lea u shpreh se ka qenë dëshirë e prindërve të saj që të konkurronte në ‘Miss Shqipëria’ dhe ajo vendosi të merrte pjesë duke i bërë krenarë me fitoren e madhe. Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në ‘Miss France’, por kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.

Pamela Paja u zgjodh shoqëruese e parë e miss-it, ndërsa Samanta Pajo u zgjodh shoqëruese e dytë e miss-it. Mbrëmja magjike e ‘Miss Shqipëria 2021’ u mbajt në kalanë e Petrelës, e organizuar nga regjisori dhe producenti, Petri Bozo. Ndërsa spektakli u drejtua nga moderatorja Arjola Shehu, që u zgjodh për të tretin vit radhazi si prezantuese e Miss Shqipëria 2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.