E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpallet në kërkim Ferhat Kaja i “Stockholm”
Lajme

Shpallet në kërkim Ferhat Kaja i “Stockholm”

Dhunon brutalisht Laert Kasajn tek “Delijorgji” . Një figurë kyçe në skemat e pastrimit të parave të Elvis Roshit?

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, kur pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj, u sulmua brutalisht nga disa persona në ambientet e kompleksit “Delijorgji”. Burime të afërta me hetimin konfirmojnë se sulmi u krye nga Ferhat Kaja, pronari i lokalit “Stockholm”, i ndodhur përballë restorantit të Kasajt, bashkë me persona të tjerë.

Pas dhunës barbare që e çoi Kasajn në spital, Ferhat Kaja është shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për dhunë të rëndë në bashkëpunim. Konflikti dyshohet se ka shpërthyer pas një denoncimi të bërë nga Kasaj për zaptimin e hapësirave publike me tenda dhe struktura të paligjshme nga lokali “Stockholm”, që, sipas burimeve, është bërë i ditur edhe kryeministrit Edi Rama.

Por kjo nuk është hera e parë që emri i Ferhat Kajës përmendet në kontekste kriminale. Përkundrazi  ai rezulton një ndër figurat kyçe të dyshuara si “mbulesë” për pasurinë e paligjshme të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, aktualisht nën hetim nga SPAK për pastrim parash dhe veprimtari kriminale.

Kush është Ferhat Kaja?

I lindur në vitin 1995, Ferhat Kaja doli në skenën e biznesit menjëherë pas adoleshencës. Në moshën 22-vjeçare rezulton pronar i një lokali luksoz pranë Kompleksit Dinamo, ndërsa aktualisht zotëron në letra pasuri me vlerë miliona euro në zona të shtrenjta të Tiranës si Parku Olimpik. Të gjitha këto investime janë kryer pa asnjë aktivitet të ligjshëm apo burim të deklaruar, duke ngritur dyshime të forta për përfshirje në skema pastrimi parash.

Sipas një investigimi të publikuar më 29 mars 2025, emri i Ferhat Kajës lidhet ngushtë me Elvis Roshin, ish-kryetar i Bashkisë Kavajë, tashmë subjekt i ligjit anti-mafia dhe me një të kaluar kriminale në Itali. Kaja është përmendur si person i besuar i Roshit, dhe një nga mbajtësit fiktivë të pasurive të tij, për të shmangur hetimet dhe sekuestrot.

Tokat e grabitura dhe familja Kaja

Në vitin 2017, policia zbuloi një skemë tjetërsimi të 36 hektarëve tokë shtetërore në zonën e Spillesë, Kavajë, ku figura qendrore ishte Elvis Roshi. Një pjesë e madhe e kësaj prone rezulton të jetë kaluar në emrat e mbi 20 personave me mbiemrin Kaja, të gjithë të lidhur ngushtë me Ferhat Kajën – duke përfshirë emra si Shpëtim Kaja, Durim Kaja, Nevruz Kaja, Florin Kaja etj. Ky zinxhir familjar dyshohet të ketë funksionuar si rrjet mbulues për pasuritë e paligjshme të Roshit.

Dhuna si instrument për kontroll

Sulmi mbi Laert Kasajn nuk është thjesht një përplasje biznesesh. Ai është pasqyra brutale e mënyrës se si funksionon “ekonomia informale” në Tiranë, ku dhuna përdoret si mjet për të heshtur zërat kundër zaptimit të pronave publike apo konkurrencës së pandershme. Ferhat Kaja, që gëzon pasuri marramendëse, por asnjë CV pune, është shembulli i një sistemi ku paratë e pista pastrohen nën hundën e shtetit – dhe shpesh, nën mbrojtjen e tij.

Pyesim SPAK-un:

Për sa kohë Ferhat Kaja do të qëndrojë jashtë kontrollit të drejtësisë?

Për sa kohë pronarët e restoranteve që guxojnë të denoncojnë, do të përfundojnë në spital, ndërsa dhunuesit do të lëvizin të lirë me makina luksoze?

Drejtësia duhet të flasë. Jo vetëm për një rrahje. Por për një sistem të tërë ku dhuna dhe pasuria ecin bashkë, në emër të një “biznesi” që ka dalë prej krimit dhe është legalizuar nëpër lokale, kështjella, dhe tenderë publikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.