Shpallet në kërkim për abuzime me pronat ish-kandidatja për deputete e PS
Gjatë ditës së sotme prokuroria e Tropojës, ka organizuar një operacion në kadastrën e këtij qyteti. Në operacionin “Cancel” e organizuar në kadastër, është shpallur në kërkim Ajlin Alfredaj, 31 vjeçe. Kjo e fundit banuese në Tropojë dhe nënë e shtatë fëmijëve ka kandiduar si deputete e PS-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka abuzuar me pronat.
“Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



