E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpat Kasapi dhunohet fizikisht në një aheg familjar në Prishtinë
Lajme

Shpat Kasapi dhunohet fizikisht në një aheg familjar në Prishtinë

Një mbrëmje festive është kthyer në skenë dhune mbrëmjen e kaluar në një restorant në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë. Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe Albin Kasapi kanë mbetur të sulmuar fizikisht gjatë një ahengu familjar.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktimat – Shpat Kasapi, rreth 40 vjeç, dhe Albin Kasapi, rreth 47 vjeç – kanë deklaruar se janë goditur nga Feim Kicaj (62 vjeç), Bledar Kicaj (36 vjeç) dhe Blerim Kicaj (29 vjeç).

Njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion si të dyshuarit, ashtu edhe viktimat për intervistim. Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vijojnë nga autoritetet kompetente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.