Shpenzimet e çmendura të OSHEE, tender gjysmë milioni dollarë për videowall
Me sa duket, shefi i OSHEE-së, Ardian Çela vijon me shpenzimet e tij luksoze në institucionin që drejton. Këtë herë OSHEE ka nisur aplikimet për një tender që do të ketë vlerën prej 547 milionë lekë të vjetra, gati gjysmë milioni dollarë, për të blerë një videowall.
Në dokumentin e siguruar nga TPZ thuhet se tenderi do të bëhet më datë 23 nëntor, ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 45 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
Në dokumente shkruhet se kërkohen edhe 5 bokse, të ketë 8 porta giga Rj45, dhe 8 Porta Giga FC. Madje, kërkohet të ketë mundësi të lidhen mbi 150 monitorë.
Miliona dollarë janë shpenzuar nga drejtori i OSHEE, Ardian Çela, për komoditetin e tij. Zyra të reja, mobilim luks e deri tek rroga të kripura për veten e tij, janë disa nga benefitet e krijuara në këtë institucion. Mbi 8 milion euro u ndërtua godina e re, rreth 1 milion euro u përdorën për mobilimin e zyrave të reja, ndërsa rroga e drejtorit të OSHEE është 3 milion lekë në muaj, duke kaluar edhe atë të presidentit apo kryeministrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


