E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërblim mbi rrogën për personelin shëndetësor: 1000 euro shtesë për mjekët dhe infermierët, 500 euro për sanitarët dhe shoferët,
Publik News

Shpërblim mbi rrogën për personelin shëndetësor: 1000 euro shtesë për mjekët dhe infermierët, 500 euro për sanitarët dhe shoferët,

Kryeministri Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka njoftuar shpërblim për personelin mjeksësor, duke filluar nga 1000 euro shtesë mbi rrogën për mjekët dhe infermierët e vijës së parë, dhe 500 euro shtesë për sanitarët dhe shoferët e ambulancave.

Gjithashtu Rama ftoi edhe mjekët që janë në pension të bashkohen me personelin mjekësor, ndërsa konfirmoi se do të paguheshin 1000 euro mbi pension të gjithë ata mjekë në pension që kontribuonin në këtë ‘luftë’ kundër koronavirusit.

“Personeli shëndetësor është i jashtëzakonshëm, e treguan veten edhe në fatkeqësinë e madhe të 26 nëntorit.
Sipas parashikimit dhe sipas meritës kemi vendosur që të gjithë personelin mjekësor, të angazhuar në sistemin e vijës së parë në luftën frontale me koronavirusin, nga autoambulancat  që shkojnë për vendosjen e tamponave dhe  marrin analizat.
Mjekët dhe infermierët  do ti paguajmë 1000 euro plus në muaj deri në mbarimin e epidemisë, sanitarët dhe shofërët 500 euro plus.
Kjo është koha që eksperienca dhe kthjelltësia janë pasuria më e cmuar.
Edhe ata që janë ende në formë por që kanë dalë në pension do të paguhen 1000 euro mbi pensionin e tyre për të kontribuar në këtë luftë.
Nuk e zmadhoj kërcënimin e kësaj epidemie.
Por është epidemi që ka kapacitëtin të marrë jetë njerëzish”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.