Shpërblim për deputetin e ”opozitës së re”? Djali i tij merr postin e rëndësishëm
Mbështetja e dhënë në parlament dhe në lojërat pòlitike ndaj Ramës, duket se ka bërë që deputetët të cilët e mbajnë veten për në opozitë, të nisin të shpërblehen.
Kështu ka ndodhur me deputetin e ‘opozitës’ Edmond Stojku. Vetëm 2 ditë më parë drejtoresha e Tatimeve, Dalina Ibrahimaj ka vendosur të emërojë si përgjegjës të sektorit të Pastrimit të Parave në Tatimeve, Edar Stojkun.
Kështu që mbështetja e dhënë në Kuvend për Ramën, është shpërblyer duke i emëruar djalin në një post të rëndësishëm në Tatime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



