E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHPËRBLIMI I FESTAVE TË FUNDVITIT, JA KUR FILLON SHPËRNDARJA PËR PENSIONISTËT
Lajme

SHPËRBLIMI I FESTAVE TË FUNDVITIT, JA KUR FILLON SHPËRNDARJA PËR PENSIONISTËT

Nga dita e nesërme fillojnë të shpërndahen shpërblimet e pensionistëve për festat e fundvitit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se shpërblimi do të jetë 5,000 lekë, ndërsa pensionistët mund ta marrin shpërblimin çdo ditë pas orës 14:00.

Për pensionistët që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim.

Njoftimi i ISSH:

Të nderuar pensionistë,

Mbështetur në VKM nr. 732, datë 12.12.2018 “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit, 2018”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare sha, duke filluar nga dita e hënë, datë 17 dhjetor 2018, do të fillojë pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët, në masën 5,000 lekë. Për të realizuar në kohë dhe me korrektësi dhënien e këtij shpërblimi është realizuar një grafik në të gjitha qendrat paguese të postës. Sipas këtij grafiku, të miratuar për këtë qëllim, do të punohet me orar veprimi nga ora 7.30 deri në orën 20.00, çdo ditë, duke filluar nga data 17.12.2018.

Çdo ditë, deri në orën 14:00, do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date, sipas grafikut të mëposhtëm.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka gjeneruar shpërblimin në sistemin informatik dhe gjithshka është gati në portalin e pagesave për t’u paguar, për të gjithë përfituesit. Njëkohësisht janë garantuar dhe transferuar fondet tek Posta shqiptare sha, si agjent pagues.

Pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit 20.12.2018, do t’iu transferohet edhe masa e shpërblimit.

Për pensionistët që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim.

Grafiku i shpërndarjes së pagesave është dakortësuar midis ISSH-së dhe POSTËS SHQIPTARE sha.

Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 29 dhjetor, do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin Janar 2019 e në vazhdim, pasi faturat janë të gjeneruara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.