E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHPËRNDARËSIT E DROGËS TEK “ALI DEMI”/ PAMJET: Ja kush janë “gangsterat” që ecnin me doreza metalike
Lajme

SHPËRNDARËSIT E DROGËS TEK “ALI DEMI”/ PAMJET: Ja kush janë “gangsterat” që ecnin me doreza metalike

Dy te rinj jane arrestuar dhe nje tjeter eshte proceduar i lire, pasi iu zbulua aktiviteti kriminal. Policia ben me dije se ka finalizuar operacionin policor antidrogë te koduar “Tattoo”, nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tattoo”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Armando Behari, 24 vjeç, banues në Tiranë

– Xhevit Bogdani, 21 vjeç, banues në Përrenjas

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :

– O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit Armando Behari, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xhevit Bogdani, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

– 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm

– 2 aparate celularë

– 1 dorezë metalike

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve A. B., dhe Xh. B., për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2, 278/2 të Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O. Gj.

PAMJET

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.