E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthejnë bombolat e gazit. Plagosen 3 persona
Publik News

Shpërthejnë bombolat e gazit. Plagosen 3 persona

Burimet bëjnë me dije se Iljaz dhe Esma Kojku janë dërguar me urgjencë në spital pas ngjarjes së rëndë, raporton News 24.

75- vjecari raportojnë bluzat e bardha është me djegie më të rënda, ndërsa gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:20 në fshatin Dushk Sektor, Lushnje, dyshohet se ka shpërthyer një bombel gazi në banesën e shtetasit I. K, 75 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi I.K dhe bashkëshortja e tij shtetasja E.K të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

DURRES

Nje tjeter e moshuar eshte plagosur po sot ne Durres, si pasoje e bomboles se gazit e cila ka shperthyer ne banesen e saj.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.01.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.