‘Shpërthen’ Berisha, lëshon akuza të forta drejt Dumanit
“Ka 4 apartamente, thotë rri me qira tek vjehrri”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në dalje nga SPAK pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, nuk kurseu akuzat ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit. Berisha e konsideron ciklin e Dumani në krye të SPAK si një “faqe të zezë” në historinë e drejtësisë shqiptare.
Gjatë deklaratës për mediat, Berisha ngriti dyshime mbi pasurinë e kryeprokurorit, duke përmendur rreth katër apartamente që, sipas tij, Dumani zotëron, edhe pse deklaron se jeton me qira tek vjehrri. Berisha akuzoi kryeprokurorin për mashtrim dhe theksoi se me një pagë shteti nuk mund të bëhesh pronar i kaq shumë apartamenteve.
“Altini e mbyll me faqe të zezë këtë cikël, me pasuri të fshehura. Kam prova të plota. Asnjë rrogtar i shtetit, madje as presidenti dhe kryeministri, nuk mund të ketë katër apartamente me rrogën e shtetit. Ai thotë se jeton me qira tek vjehrri. Nëse do të thoshte se vjehrri i ka dhuruar një apartament vajzës, do ta pranoja. Por ky është aksioner dhe pronar i tre apartamenteve. Me rrogën time kam blerë vetëm 40 m² pa kredi,” tha Berisha.
Ai gjithashtu renditi Irena Gjokën si një tjetër emër që, sipas tij, ka hyrë në “galerinë e turpit” të historisë së drejtësisë shqiptare, duke u shprehur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hequr pushtetin sistemit të drejtësisë, përfshirë rastin e Ballukut, ka pasqyruar më tej këtë situatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



