E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen Bushati: Më lër pra të mbaroj, të ka sponsorizuar njeri
Publik News

Shpërthen Bushati: Më lër pra të mbaroj, të ka sponsorizuar njeri

Analisti Andi Bushati pati një shpërthim të papritur në emision live, në momentin që po fliste për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, për lobimin rus të Lulzim Bashës.

Bushati tha se opozita do të sulmojë gazetën gjermane “Bild” për sponsorizim ashtu siç akuzoi disa kohë më parë gazetën “Mother Jones”, kur publikoi për herë të parë skandalin.

Por gazetari Alban Dudushi e ndërpreu në emisionin “Open” duke thënë se gazeta “Bild” nuk është serioze dhe kjo ka sjellë tension te Bushati, të cilit ia prenë fjalë disa herë.

Bushati: Kur nxori artikullin “Mother Jones” për Bashën thanë se janë sponsorizuar nga Sorosi. Të njëjtën gjë do bëjnë edhe …

(E ndërpret Dududshi)

Bushati: Po më lini ta mbaroj, po ju ka sponsorizuar njeri për të më ndërprerë. Po më lini pra të mbaroj.

Dudushi: Fol për bisedën mos fol për sponsorizimin.

Bushati: Kam dëgjuar 20 minuta budallëqe dhe s’kam ndërprerë njeri.

Dudushi: Po t’i po më thua mua se po merrem me budallëqe.

Bushati: Mos merr përsipër gjëra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.