E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen Nishani: Vendi po drejtohet nga ish-Partia e Punës, reforma në drejtësi po…
Lajme

Shpërthen Nishani: Vendi po drejtohet nga ish-Partia e Punës, reforma në drejtësi po…

Shqipëria po qeveriset nga ish-partia e Punës. Kështu u shpreh ish-Presidenti Bujar Nishani gjatë një takimi me ish-të përndjekurit politikë. Nishani ka folur për aktualitetin politik në vend, ndërsa theksoi se nëse vjet kanë ikur nga Shqipëria 300 mijë shqiptarë, këtë vit po ikën dyfishi i tyre.

Nga Malësia e Madhe, ku ai u takua me ish të përndjekurit politikë, Nishani deklaroi se shqiptarët kanë motiv të madh për t’iu bashkuar protestës së 27 janarit. Sipas tij, reforma në drejtësi po drejtohet nga të korruptuar dhe bandat.

“Shqipëria po qeveriset nga ish-Partia e Punës. Nëse në 2017 janë larguar 300 mijë shqiptarë, këtë vit po largohen dyfishi. Reforma në Drejtësi nuk mund të funksionojë me drejtues të korruptuar dhe bandave.

Më 27 janar shqiptarët kanë motiv të madh për protestë, humbjen e shpresës, mungesën e punës, krimit të organizuar dhe mungesës së shtetit”, tha Nishani.

Bujar Nishani u nderua me titull mirënjohje nga Unioni Mbarëkombëtar i të Përndjekurve në Malësinë e Madhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.