E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen Pavlin Luli ish-kandidati për deputet i PS: Na tradhtoi
Politikë

Shpërthen Pavlin Luli ish-kandidati për deputet i PS: Na tradhtoi


Propozimi i mazhorancës për reformën territoriale vijon të shkaktojë protesta në bashkitë që do të zhbëhen, ku mbrëmjen e së premtes qytetarët e Fushë-Arrëzit, administrata e bashkisë dhe deputetë të shumtë protestuan kundër shkrirjes së këtij institucioni me Bashkinë Pukë.

Protestës iu bashkuan dhe bashkëkryetari i komisionit për reformën territoriale nga opozita Luçiano Boçi, deputeti Gjin Gjoni dhe kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Hil Curri, i cili hodhi akuza të forta ndaj Arbajn Maznikut.

Propozimi i PS-së për reformën territoriale ka shkaktuar pakënaqësi edhe te vetë socialistët, ku ish-kandidati për deputet Pavlin Luli iu bashkua kauzës së qytetarëve kundër zhbërjes së bashkisë Fushë-Arrëz.

Edhe banorët e kanë kundërshtuar me ngulm këtë nismë, duke argumentuar se shkrirja e institucioneve vendore do të sjellë përkeqësim të marrjes së shërbimeve.

Banoret e Fushë-Arrezit nisën nënshkrimin e një peticioni kundër draftit teksa paralajmëruan përshkallëzimin e protestave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.