E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen qytetari: Nuk çaj b*thën për këtë shtet, shiheni ç’a kam për drekë, jepeni live, jepeni live!
Lajme

Shpërthen qytetari: Nuk çaj b*thën për këtë shtet, shiheni ç’a kam për drekë, jepeni live, jepeni live!

Ka mjaftuar një pyetje e gazetares së Fax News Mirilda Tili për mungesën e ujit, që një qytetar të bëjë skanerin e gjendjes në të cilën ndodhet sot vendi, dhe vështirësive për mbijetesë. Ai tregoi se pavarësisht se është i aftë për punë, qeveria e ka larguar, dhe tashmë nuk i jep asnjë lloj ndihme.

“Ku ta gjesh ujin, ça ujti, erdhën për të bërë analizat dhe na (tregon gishtin e madh). Ku ka shtet këtu moj, nuk bëhet me këtë shtet që është. Dy gjërat më të bukura që ekzistojnë këtu janë kopshti botanik dhe kopshti zoologjik, njëri Bashkia e Tiranës, kafshët e egra dhe tjetri Kuvendi.

Dhe nuk bëhet ky vend harroje, unë do iki në Amerikë nuk çaj bythë për këtë shtet. Shihe për drekë se çfarë kam unë, as bukë nuk kam (tregon qesen me domate, spec dhe pak rrush). Shteti është debitor te unë 1 milionë e ca lekë, as përkrahje sociale nuk marr, jam kafshë për punë dhe më kanë hequr.

E kam vajzën në fund të botës në Amerikë, e kam çuar me gjakun tim, punoj si qen unë. Ku i kanë vilat, ku i kanë njerëzit e tyre? Live ta japësh. Pse nuk u jep të varfërve, se unë jam zot i punës, jam qen i punës.

Jam mbret dhe zot i vetes, kam punuar për këtë shtet, dhe lotët më shkojnë, jemi vendi më i bukur I botës po nuk na lë ky shtet plehrë. Edi Ramën e kam shok të ngushtë, edhe Sali Berishën, po nuk janë njerëz, nuk kanë kulturë, xhaxhi Enver më ka dhënë zanatin. Jepja live ta shikojnë ata”,shprehet qytetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.