Shpërtheu granata kur po punonin me bel/ Kasemi tregon plagën në këmbë
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në fshatin Kakavec në Prrenjas, ku një burrë dhe dy gra që ishin duke punuar tokën u plagosën për shkak të shpërthimit të një granate të vjetër.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën, por një grua ka vërtet plagë të rënda.
Një nga personat që ka pasur dëmtime është edhe Kasem Bishtogu. Megjithatë, ai është në shtëpi, pasi ka dëmtime të vogla në këmbë.
Ai ka skuqje në këmbë dhe ka shpëtuar me kaq sepse ka qenë larg nga shpërthimi.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



