E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim i fuqishëm, i vihet tritol makinës së punonjësit të bashkisë në Krujë
Lajme

Shpërthim i fuqishëm, i vihet tritol makinës së punonjësit të bashkisë në Krujë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Fushë-Krujës.

Tritoli është vënë në një  makinë tip “Golf 6”, e cila dyshohet se është në pronësi të një 63 vjeçari, punonjës i Bashkisë Krujë, në njësinë admistrative Çudhi.

Nga informacionet paraprake nuk ka të lënduar dhe raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së pronarit.

Sakaq policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Screenshot_8-3-600x360Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë

Informacion Paraprak

Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40, në lagjen Delvina, Fushë Krujë, automjetit në pronësi të shtetasit V.X.,63 vjeç ,banues në Fushë Krujë, dyshohet ti jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale .

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.