E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim i fuqishëm me tritol në Sarandë, shembet hoteli; dëmtohen godinat përreth
Lajme

Shpërthim i fuqishëm me tritol në Sarandë, shembet hoteli; dëmtohen godinat përreth

Një shpërthim i frikshëm tritoli ka tronditur qytetin e Sarandës, ku është hedhur në erë një nga hotelet më të vjetra të qytetit.


Bëhet fjalë për hotelin në pronësi të shtetasit Spiro Çabiri.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, hoteli është rrafshuar, pasi sasia e lëndës eksplozive të vendosur ka qenë tepër e madhe.

Nga shpërthimi është shkaktuar panik mes banorëve në zonë, të cilët janë zgjuar të frikësuar, ndërsa janë dëmtuar edhe disa biznese përreth.

Ngjarja ndodhi në orën 05:54 në bulevardin e qytetit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Ky është terror. Ishte e tmerrshme. Ky është një akt terrorist”, mësohet të kenë thënë banorët pasi u zgjuan nga shpërthimi i fuqishëm me eksploziv i hotelit në Sarandë.

Hoteli 2-katësh ishte ndërtuar rreth viteve ’90 .

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.