Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur
Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në orët e pasdites në një pikë karburanti në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Siç shikohet edhe nga pamjet shpërthimi ka qenë i fuqishëm.
Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar.
Policia e Tiranës dha detaje për ngjarjen që shkaktoi flakët e shumta. Policia thotë se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale e ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.
Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



