SHPËRTHIM ME BOMBË NË TELEVIZIONIN SKAI, SHKATËRROHET GODINA
Një bombë ka shpërthyer jashtë godinës së televizionit grek Skai. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe mësohet se ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë, por pa lëndime në njerëz.
Policia tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 02:30 jashtë selisë së televizionit në Athinë. Ndërsa autoritetet kanë evakuuar ndërtesën pas paralajmërimeve për bombë.
Mediat greke raportojnë se autori vendosi bombën me rreth 5 kg eksploziv në një thes në trotuarin jashtë ndërtesës.
Mediat fqinje bëjnë me dije po ashtu se sipas policisë, autorët kanë pasur për qëllim shkatërrimin e plotë të gjithë godinës dhe kanë studiuar mirë terrenin.
Shpërthimi i ndje përreth zonës dhe ka shkaktuar panik tek banorët në Athinë.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes por dyshimet e para thonë se pas kësaj fshihen organizata të ekstremit të majtë dhe anarkistëve.
Siç shihet nga pamjet shpërthimi shkatërroi dritaret dhe dëmtoi pjesën e përparme të ndërtesës deri në katin e pestë, ndërsa dëmtime ka pasur dhe në banesat dhe në makinat që ndodheshin pranë godinës./Newsbomb.al/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







