E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me eksploziv në një banesë në Vorë
Lajme

Shpërthim me eksploziv në një banesë në Vorë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në Vorë. Sipas policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00 dhe për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz por as materiale.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se shpërthimi ndodhi para portës së banesës së shtetasit me iniciale V.K.

“Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K.,  një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.