E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me tritol makinës luksoze
Lajme

Shpërthim me tritol makinës luksoze

Rreth orës 20,15 minuta në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ka ardhur një telefonatë së në fshatin Pjeçë, është dëgjuar një shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së Komisariatit Dibër, dhe grupi hetimor ku kanë konstatuar se :

Në fshatin Pjeçë, njësia Administrative Melan, brenda rrethimit të banesës së shtetasit Z.S,është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e këtij shërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale ku është dëmtuar pjesërisht automjeti tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit Y.T. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijojn hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.