E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me tritol në banesë të dashurës së Laert Haxhiut
Flash

Shpërthim me tritol në banesë të dashurës së Laert Haxhiut

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive tronditi lagjen Gafurr Muça në Lushnje, gjatë orëve të para të mëngjesit, raporton Top Channel.

Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i njohur për lidhje me botën e krimit, sipas burimeve të Top Channel.

Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, si dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit, shkruan Top Channel në raportimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.