Shpërthim me tritol në një lokal në Lezhë
Një shpërthim me tritol ka tronditur Lezhën gjatë natës.
Objektiv i sulmit me lëndë plasëse ishte lokali ‘Amigo’ në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Burime për mediat bëjnë me dije se lokali është në pronësi të Ilir Marvukaj.
Policia po kryen te gjithe veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndes plasëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



