E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim natën, tritol në oborrin mes dy banesave. Policia jep detajet
Lajme

Shpërthim natën, tritol në oborrin mes dy banesave. Policia jep detajet

Shperthim tritoli ne oborrin qe lidh dy banesa ne fshatin Larushk Fushë-Krujë. Policia ben me dije se se lenda plasese eshte hedhur në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M.

Informacioni i policise 

Fushë – Krujë

Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.