Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, dy të lënduar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një shpërthim i madh ka ndodhur në një pikë karburanti, e për pasojë janë lënduar dy persona, menaxheri dhe shoferi i autobotit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhyl” në pikën e karburantit “Veliaj Petrol”.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



