Shpërthimi i bombolës në Velipojë/ Thellohet tragjedia, pas dy vajzave ndërron jetë edhe nëna
Gjoka po kurohej në Itali, por pas disa muajsh nuk ia ka dale të mbijetojë. Më herët kishin ndërruar jetë dy vajzat e saj 18 dhe 15 vjeçe.
Nga zjarri i vetmi i mbijetuar është djali 12-vjeçar i familjes Gjoka, i cili po ashtu ndodhet në një spital në Itali.
Familja jeton në Lezhë, por kishte një hotel në Velipojë, ku kishin shkuar në fillim të muajit korrik të këtij viti për t’u bërë gati për sezonin turistik.
Por rrjedhja e një bombole gazi solli shpërthimin e fuqishëm, duke lënë fillimisht të plagosur rëndë katër anëtares e familjes “Gjoka”, prej të cilëve 3 kanë ndërruar jetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



