Shpërthimi i makinës me tritol në Tiranë
Policia jep detaje të reja mbi shpërthimin me tritol që ka ndodhur pranë fshatit Çekrez në Tiranë.
Lënda plasëse i është vendosur nje makine “Wolsvagen”, në pronesi të 54-vjecares Kujtime Hoxha.
Raportohet se fatmirësisht nga shpërthimi ska të lënduar por vetëm dëme materiale.
Makina e shpërthyer mësohet se ishte parkuar në atë të rrugës. Bëhet me dije se policia ka gjetur një fitil me te cilen dyshohet se eshte aktivizuar tritoli.
Autori i kësaj ngjarje ende nuk është identifikuar por policia vijon hetimet.
“Në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr, gjatë orëve të vona të natës, në automjetin tip “Volksëagen” dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



