Shpërthimi me eksploziv në pallatin e “gjyqtarëve”, policia zbulon autorin
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën “Mihal Popi” shpërtheu dera e jashtme e banesës së një shtetasi nga një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Sipas policise, autori i vendosjes se lendes plasese eshte shtetasi me iniciale A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë.
“Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”- njofton policia.

Ngjarja dhe objektivi
“Panorama” mesoi mbreme se pronari i banesës është Vasillaq Stavri. Ky i fundit mësohet se punon si agjent shitjesh.
Në vendin ku është vendosur objektivi është i njohur ndryshe si pallati i “gjyqtarëve”, pasi disa prej tyre banojnë në këtë zonë.
Raportohet se sasia e lëndës eksplozive që ka shpërthyer nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policise
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin:
A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



