E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpëtim Gjika sërish në gjyq
Lajme

Shpëtim Gjika sërish në gjyq

Jo shumë larg zgjedhjeve lokale në vend, ish-kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i hapen sërish probleme me drejtësinë.

Prokuroria e Vlorës e ka dërguar sërish të pandehur në gjykatë Shpëtim Gjikën për dyshimet se ai ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut.

Siç dyshon prokuroria, Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncension për parkimet me pagesë në 24 rrugë në qytetin e Vlorës.

Siç parashikohej në kontratë, duke nisur që nga 2015, për 15 vitet e ardhshme qytetarët duhet të paguanin 50 lekë për çdo orë parkimi, ndërsa bashkia do të merrte 10 milionë lekë për çdo vit nga kompania private, raporton “t.ch”.

Dhënia me koncension një firme që kishte adresën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u miratua me unanimitet nga Këshilli Bashkiak, por i menjëhershëm ishte reagimi i qytetarëve, të cilët kundërshtuan hapur bllokimin e automjeteve të tyre, duke sjellë tërheqjen e kompanisë, e cila ka paditur Bashkinë e Vlorës në Gjykatën e Arbitrazhit.

Prokuroria dyshon se përfshirja në kontratë e detyrimit të Bashkisë së Vlorës për t’i paguar kompanisë së paku 20 milionë dollarë në rast të ndërprerjes së kontratës ka shkaktuar dëm ekonomik.

Por, ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, i pyetur nga prokurorët për këtë fakt, i ka hedhur poshtë qëndrimet e akuzës, pasi, sipas tij, nuk ka vepër penale për sa kohë nuk ka dëm ekonomik.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.