“Shpëto veten”, nëna rrëfen tmerrin kur djali masakroi babain
Nëna e Marjan Kodhelit ka treguar për herë të parë tmerrin që përjetoi ditën kur djali i saj 25-vjeçar masakroi me thikë babain e tij, Pjetër Kodhelin, një krim që tronditi fshatin Shkallnur të Durrësit më 28 tetor.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” ajo u shpreh se ishte jashtë banesës kur ndodhi ngjarja, ndërsa kujtoi fjalët e fundit të bashkëshortit: “Shpëto veten dhe njofto policinë”.
“Hyra në dhomë dhe pashë djalin që po e godiste me thikë. Ia kapa thikën, e nxorra jashtë dhe mbylla derën dhe dritaren. Kur ktheva tek burri, ai ishte i mbuluar me gjak,” rrëfeu nëna.
Ajo tregoi se mes babait dhe djalit nuk kishte pasur zënka, dhe se Marjani kishte ndryshuar sjellje pas kthimit nga emigracioni: “Që nga 15 shtatori u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte me zor. Kur vdiq gjyshja e tij, gjendja u përkeqësua. Nuk ka punuar që nga kthimi dhe ishte shumë i tensionuar kur babai i tha se duhet të punonte për vete.”
Nëna tha se djali iu dorëzua vetë policisë dhe se ishte trajtuar me kujdes pas arrestimit: “Ai hyri vetë në makinë, i vunë prangat dhe i dhanë ujë. Komshia tha se kishte dalë vetë nga dera e banesës së motrës sime, sepse ai kishte çelësin.”
Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka nxitur diskutime për shëndetin mendor dhe tensionet familjare pas kthimit nga emigracioni.
“Unë sa kam dalë në cep të oborrit, maximum 10 metra, nuk kam dëgjuar zhurma e zëra derisa mbërrita tek dritarja burri më thirri “shpëto veten dhe njofto policinë”. Hyra tek dhoma, pashë djalin që po e godiste me thikë, ia kapa thikën, e nxorra jashtë, mbylla derën dhe dritaren me çels, ktheva burrin por ishte i mbuluar me gjak.
Jam shumë e tronditur, kam parë tmerr me sy. Unë ia hoqa thikën nga dora, isha jashtë dhe kur hyra brenda po përlesheshin. Nuk kanë pasur zënka, djali ishte kthyer nga emigracioni nga data 22 qershor.
Nga data 15 shtator, u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte si me zor. E dërgova tek doktoresha e mushkërive i thashë “djali është bërë keq, pi dy cigare përnjëherë”, na tha dërgojeni tek neurologu. Kur i ati i tha që do të dërgojmë për vizitë tek neurologu e përjetoi keq, iku tek shtëpia e motrës.
Kur vdiq gjyshja e tij, u ngri më keq. Djali nuk ka punuar pas kthimit nga emigrimi, burri i tha “nëse do me punuar për vete, se babi nuk do lekë”.
Djali ka qëndruar 6 vite në emigracion. Nuk e di nga erdhi, djali ka bërë një shkrim, që e dorëzova.
Unë sa kam dalë në cep të oborrit, maximum 10 metra, nuk kam dëgjuar zhurma e zëra derisa mbërrita tek dritarja burri më thirri “shpëto veten dhe njofto policinë”. Hyra tek dhoma, pashë djalin që po e godiste me thikë, ia kapa thikën, e nxorra jashtë, mbylla derën dhe dritaren me çels, ktheva burrin por ishte i mbuluar me gjak. Djali iku dhe nuk u kthye më, unë jam nëna e vet, s’jam njerka, se më kanë bërë njerëkn e djalit.
Djali iu është dorëzuar vetë policisë, ka hyrë vetë në makinë, më pas i kanë vendosur prangat, i kanë dhënë edhe ujë. Komshia atje tha se djali ka dalë vetë nga dera e banesës së motrës sime. Ky ka pasur çelësin, se motra nuk jeton këtu”, rrëfeu nëna e 25-vjeçarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



