E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpiket lëkura elektronike/ Robotët fitojnë shqisën e të prekurit
Lajme

Shpiket lëkura elektronike/ Robotët fitojnë shqisën e të prekurit

Shkencëtarët kanë krijuar lëkurën elektronike, e cila do të bëjë që robotët fitojnë shqisën e të prekurit. Me këtë mënyrë, pajisjet robotike do të jenë më fleksibël për të ndihmuar në ndërhyrjet kirurgjikale apo në lëvizjen e personave që kanë nevojë.

Shkencëtarët e Edinburgut krijuan këtë lëkurë që i jep për të parën herë robotëve një nivel të vetëdijes fizike të ngjashme me atë të njerëzve e kafshëve. Lëkura përbëhet nga një shtresë e hollë silikoni e ‘qëndisur’ me tela dhe sensorë.

Shpikja do të sjellë një sfidë të madhe për të zhvilluar sisteme ndijimi të cilat janë thelbësore për robotët që të kryejnë detyra dhe të ndërveprojnë në mënyrë të sigurt me njerëzit dhe ambientin rrethues. Ekipi e testoi lëkurën elektronike duke e vendosur në krahun e një roboti të butë. Me këtë, ata zbuluan se roboti mund të ndiente një varietet lëvizjesh komplekse si përkulja, zgjatja dhe përdredhja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.