E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpopullimi/ Blushi: Vetëm një faqezi si Rama mund të vinte në zbatim një filozofi kaq antikombëtare
Lajme

Shpopullimi/ Blushi: Vetëm një faqezi si Rama mund të vinte në zbatim një filozofi kaq antikombëtare

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës i shpopullimit të Shqipërisë, pasi ai është armiku i lirive të shqiptarëve, është armiku i demokracisë dhe shtetit ligjor, është autori i vrasjes së shpresës së të rinjve, i konflikteve dhe përjashtimeve të thella sociale.

Në postimin e tij në Facebook, Blushi thekson se vetëm një faqezi, shpirtshitur dhe gjakprishur si Edi Rama mund të vinte në zbatim një filozofi kaq antikombëtare sa shpopullimi i Shqipërisë!

Postimi i plotë:

Shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është armiku i lirive të tyre, është armiku i demokracisë dhe shtetit ligjor, është autori i vrasjes së shpresës së të rinjve, i konflikteve dhe përjashtimeve të thella sociale, në nivele të tilla sa që po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

Vetëm një faqezi, shpirtshitur dhe gjakprishur si Edi Rama mund të vinte në zbatim një filozofi kaq antikombëtare sa shpopullimi i Shqipërisë! Ai është autori dhe përgjegjësi kryesor!

Ndaj të gjithë qytetarët në 12 Nëntor do të kërkojnë largimin e Edi Ramës për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe korrupsionin vrastar të “Rilindjes”. ✌️🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.