E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shporta bosh, shejtani në djepin e pushtetit dhe opozitës!
Publik News

Shporta bosh, shejtani në djepin e pushtetit dhe opozitës!

Çmimi i bukës, e cila konsumohet shumë nga shqiptarët jo për çështje kulturore, por nga varfëria, u rrit. Shkoi 90 lek.

Çmimi i 10 kokrrave vezëve, jo fshati, vezë pularie ka shkuar 180-200 lek.
Çmimi i djathit ka shkuar 850-900 lek.
Po aq, 850-900 ka shkuar edhe mishi.

Një litër qumësht, jo qumësht fshati, por nga ai që e mban 2 javë hapur dhe s’prishet, ka shkuar 150-160 lek.
Perimet nga fshatari vazhdohet të blihen lirë, nga tregtari vazhdohet të shiten shtrenjt, por nuk po jap çmim këtu pasi jam i mendimit se 1kg domate 100lek nuk janë shtrenjt, për të fituar dy lek edhe fshatari. Frutat po ashtu.

Uji për të pirë dhe për gatim sigurisht që blihet, 100lek 5 litra.
Tani, marrim nja familje prej 4 anëtarësh, e cila ka të ardhura mujore 60000mijë lek, dy paga minimale.

Minimalisht i duhen 1-1.5 bukë në ditë që bëjnë 135lek, 1 litër qumësht 150, 1 litër kos 150 bëjnë 300 lek, 10 kokrra vezë bëjnë 180lek, 2 bidona ujë nga 100 lek bëjnë 200 lek, vetëm këto që janë bazike, ushqime për të mbajtur frymën gjallë në vetëm një ditë, për këtë familje kushtojnë 135+300+180+200= 815lek.

Këto janë ushqime bazike, nuk mjaftojnë, secili të shtojë vetë perimet, frutat, mishin, djathin, makarona, oriz, vaj… e çfarë janë të nevojshme. Si mendoni e mbyll shpenzimin ditor me vetëm 815 lek kjo familje?
Po qira, ujë, drita, veshmbathje për fëmijë e të rritur?
Po minimalisht 2000lek në muaj i duhen telefon, po sikur të ketë edhe një makinë modeste, karburanti së cilës është 180lek litri?
A i del rroga 2 prindërve me paga minimale siç janë pothuajse 45-50% e familjeve shqiptare, familje me vetëm 2 fëmijë, familje e vogël dmth?
A mund t’ia dalë të përballojë shkollim fëmijësh, halle shëndetësore, vizita etj një familje shqiptare me 2 paga minimale në shtëpi?

Po dy pensionistë të ardhurat e të cilëve shumica janë sa gjysma e kësaj familje, si ia dalin?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.