Shprehja e sikletshme e Ramës për fermerët
Basha: Turp për një pijanec, jo më për Kryeministrin
Kryetari i Partisë Demokratike tregoi në Kuvend se çfarë shprehje kishte përdorur kryeministri Rama një javë më parë në Divjakë kur fermerët i kishin thënë se nuk mund ti shisnin prodhimet e tyre.
Sipas tij, kreu i qeverisë kishte përdorur një fjalor të ulët edhe për një pijanec e jo më për një kryeministër.
“Si mund të presësh që këta të votojnë rezolutën, kur këta nuk votojnë lekë për tekstet e shkollave dhe fëmijët shqiptarë. Dje isha në Divjakë dhe e pashë e preka nga afër gjendjen e keqe të fermerëve atje. Mijëra tonelata prodhime ata nuk i shisnin dot. Katër vjet më parë vinin trajlerat dhe kamionët nga Kosova e Maqedonia për tua marrë, sot nuk vjen as një fugon nga Tirana. Edi Rama kishte qenë në Divjakë një javë para meje. Dhe kur fermerët i kishin qarë hallin ai u kishte thënë: “E dini vetë ju ku e fusni prasin dhe karotën”. Paska shkuar të bëjë adetin. Turp për pijanecin më ordiner dhe jo më për njeri që i thotë vetes kryeministër”, tha Basha.
“Detyra e opozitës në këtë parlament është tërësisht e pamundur. Përtej fjalës gjithçka tjetër është kapur dhe shkatërruar. Jemi këtu për ta thënë këtë fjalë, por për tu thënë se kjo farsë do të vazhdojë. Sot ju kërkoj të bëjmë edhe diçka tjetër, të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Çohuni dhe opozitën do e keni në krah. Sa herë që do bllokoni një aks rrugor mua dhe opozitën do na keni në krah”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



