Shpronësimi për kulla 30 katëshe
Adriatik Lapaj / Së pari, unë jam pro zhvillimit. Pra, ne na duhet të rregullojmë gurgulen që nakatosëm për 30 vite duke ndërtuar vend e pa vend. Pra, jam pro rikualifikimit urban. Gjithësesi ne nuk mund të ndreqim disa padrejtësi duke bërë padrejtësi të tjera.
Së dyti, nuk kam asgjë ndaj kullave, madje qiellgërvishtësit i kam parë me kuriozitet që fëmijë. Problemi është se këtu përmes kullave duan të përfitojnë duke prishur kohezionin social ose duke vjedhur publiken. Le të bëjnë një lagje vetëm me kulla, mjafton të mos pretendojë kush se po e grabisin.
Së treti, shteti shpronëson për interes publik dhe kjo nuk ka debat, ama shpronësimi për kulla është pak jo moral edhe pse bëhet në emër të ligjit.
Së katërti, në 1 minutë kam përmbledhur sa munda pasi na duhet të mos na bllokojnë për copyright.
Së pesti, do ti që ai shkopi sikur të jep argumenta…🙈
Shpronësimi për kulla 30 kate pic.twitter.com/rak4dFbz07
— Publik.live (@publik_live) January 21, 2022
Copyright: Klan Tv.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



