E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpronësohet godina e Sarajeve të Toptanëve
Publik News

Shpronësohet godina e Sarajeve të Toptanëve

Pak ditë pasi iu vu zjarri, godina e Sarajeve të Toptanëve është shpronësuar. Monumenti i kulturës ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Vendimi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare sipas së cilës, vlera paraprake e shpronësimit është 505 843 802.6 lekë. Shpronësimin e monumentit të kulturës e paralajmëroi dhe kreu i Kadastrës, Artan Lame si dhe kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj. Ky i fundit tha se godina e Sarajeve të Toptanëve do të kthehet në një muze të hapur për publikun. Kujtojmë se Sarajet u përfshinë nga flakët mesnatën e 17 gushtit duke shkaktuar dëme materiale. Zjarri ishte i qëllimshëm teksa janë publikuar dhe momentet kur një person i vendos flakën monumentit të kulturës.

Vendimi i qeverisë në Fletoren Zyrtare

KËRKESË Nr. 31/7, datë 19.8.2021PËR SHPRONËSIM PUBLIK Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, tëpasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Sarajete Libohovitëve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, përpasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar meçmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore, Tirana Veri, me shkresën nr. 2482/5prot., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 505 843 802.6(pesëqind e pesë milionë e tetëqinde dyzet e tre mijë e tetëqind e dy pikë gjashtë) lekë. KRYETAR I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE Klodiana Guci

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.