Shqetësimi qytetar/ A e mendoni momentin që mund të piqemi si kecat në pallatet tona skandaloze?!
Altin Bamallari
A e keni menduar ndonjëherë si do të shpëtojmë sikur (largqoftë) pallati të na përfshihet nga zjarri? Unë e kam menduar shpesh. Tani që s’kam fëmijët më rrallë, por ja, sot në korridor pashë këtë karrige dhe trupi m’u drodh.


Ne mund të marrim flakë në çdo çast për një mijë e një arsye, por të shkosh në botën tjetër nga komshiu yt idiot, që të hedh cigaren nga ballkoni në ballkon, kjo është një vdekje absurde. Se mos kujtoni se do shpëtojmë? Pallatatet tona janë pa shkallë emergjence. Rrugët për t’u futur zjarrfiksja “mos o Zot”. Do piqemi si kecat dhe do na nxjerrin si kufoma në Opinion. Nuk ka turp më të madh, pastaj, të na komentojnë nga ekrani gjithë bythq*rat. Nuk ka. 😡
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



