E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët harxhuan 3 miliardë lekë për të blerë makina në KORE
Lajme

Shqiptarët harxhuan 3 miliardë lekë për të blerë makina në KORE

Viti 2023 rezulton të ketë qenë një vit bumi për importin e makinave nga Korea duke përmbysur ndjeshëm tendencën e viteve të fundit.

SCAN ka analizuar të dhënat e INSTAT, ku rezulton se në vitet 2021-2022 importi mujor i mjeteve të transportit nga Korea e Jugut varionte nga 100 deri në maksimumi 400 milion lekë. Totali vjetor i importeve arrinte në 3 miliardë lekë.

Ndërkohë, në vitin 2023, importi mujor i tyre ka kaluar në nivele 500 deri në 1.1 miliardë lekë e këtë vit shifra totale tejkalon nivelin e 6 miliardë lekëve.

Rekordin historik të blerjeve të mjeteve të transportit nga Korea e Jugut këtë vit e mbajnë muajt shtator dhe tetor ku janë importuar përkatësisht mjete me vlerë 1 dhe 1.1 miliardë lekë.

Pavarësisht rritjes së fortë të importeve të mjeteve nga Korea e Jugut, sërish janë vendet europiane ato që kryesojnë listën e vendeve nga ku Shqipëria importon mjetet.

Në vend të parë është Italia, e ndjekur nga Gjermania në vend të dytë e Korea në vend të tretë që ka lënë tashmë pas edhe Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkaku se pse makinat aziatike, e veçanërisht ato nga Korea po gjejnë vend gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar kanë si arsye kryesore, çmimin e lirë të tyre.SCAN

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.