Shqipëri-San Marino/ Zhbllokohet më në fund sfida
Pas shumë e shumë rastesh, Shqipëria më në fund ka shënuar golin e epërsisë ndaj San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Në minutën e 32’ ishte Rei Manaj ai i cili shënoi për kuqezinjtë. Pas një krosimi të Uzunit nga e djathta, topi i larguar nga mbrojtja mike përfundon tek Bare, i cili me kokë dërgon sferën tek Manaj. Sulmuesi lushnjar arrin ta marr topin dhe me të djathtën mposht portierin kundërshtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



