E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria afrohet me Australinë, hap ambasadë në Kanberra
Lajme

Shqipëria afrohet me Australinë, hap ambasadë në Kanberra

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj njofton se qeveria e Shqipërisë ka vendosur të hapë ambasadë në kryeqytetin e Australisë, Kanberra.

Gent_Cakaj-ministri-detyre1

 

“Një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë. Më parë, marrëdhëniet diplomatike të Republikës të Shqipërisë me Australinë dhe disa prej vendeve të Azisë dhe Paqësorit janë mbuluar nga Ambasada në Pekin. Hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundësojë intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë,” shkruan në një postim në Facebook Cakaj.

Ministri në Detyrë Gent Cakaj thotë se kjo Ambasadë do të ketë një funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm).

“Sipas pritjeve paraprake, Ambasada në Kanberra do të ofrojë afërsisht 4000-5000praktika konsullore brenda një viti kalendarik. Pra, gjykuar nga rëndësia politike, strategjike, diplomatike e konsullore, hapja e Ambasadës së Shqipërisë në Kanberra të Australisë ka një peshë të patjetërsueshme,” shkruan Cakaj.

Ai njofton se shumë shpejt do të ketë veprime të ngjashme në hapësira të tjera, për ta bërë Shqipërinë më të pranishme nëpër botë, në shërbim të interesave strategjike dhe të qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.